Sot ndenja ne shtepi gjithe diten. Burri vulehumbur kishte rrembyer çanten e punes(jo ate te baba Takut) dhe ishte nisur per sherbim. Do shkonte ne Butrint, se po ngordhte midhja, mbreteresha e liqenit tone. Shkoi bashke me Ilon, specialistin e famshem te midhjes dhe te peshkut. Ishte vape e madhe. Shtatzania sa vinte dhe rendohej. Ndenja te dritarja e pallatit fabrikat, poshte se cilit kalamajte e lagjes po luanin futboll me porta hungareze. Kishte dy ore qe lagjia ishte mbushur me gumezhimat e tyre, te cilat sa vinin dhe po ktheheshin ne zenka. Zgjata koken dhe ne ate mori kokepalaresh me pantallona te grisura dhe gjunje te çare, sallova Liron e shkurter, koketrekenç dhe te shendoshe, i cili po zihej me cunin e Kristaqit(nje zdap i gjate). Nga sa munda te degjoj, ai po i bertiste çunit te Kristaqit qe ishte ne rolin e portierit, pse u kishte lene tre gola çunave te skuadres kundershtare. Nje fare Fiqo nga Vora u kishte bere gol, dhe nja dy jabanxhinj, njeri nga Pogradeci dhe tjetri nga Lezha. Mu duk i çuditshem nervozizmi i liros, se mesa kuptova skuadra e tij po e fitonte ndeshjen 10 me 3. Çuni i Kristaqit rrinte si mut, nuk fliste.
– “Une ta pasova topin ty kur bere gol. Ti s’ruan dot porten o matuf”. – i bertiste Lirua.
Nderkohe qe po ziheshin dhe per nje penallti, po çuni i Kristaqit qe per shkak te pubertetit ishte bere dy meter thoshte:
– Topin e kam une, penalltine e gjuaj vete.
Nga sherri ne sherr, Lirua dhe çuni i Kristaqit degjova te ziheshin dhe per nje vajze me emrin Anxhela. Lirua e shante shokun e tij, se perse nuk e kishin marre me vete kur dolen per kasata, dhe sepse ai nuk i kishte rrahur nja dy rrugaçe, Visin nga Kavaja dhe Benin nga Lezha qe e kishin ngacmuar Anxhelen. Mesa mora vesh, as Lirua dhe as çuni i Kristaqit nuk donin te luanin me ne nje skuader dhe propozuan formatim te ekipeve:
-“Une do behem me Bacen. Eshte portier njesh. Nuk hap shalet, te haj gola si ty”-i thoshte Lirua çunit te Kristaqit, e qara e te cilit ishte si pellitja e gomarit. Edhe Baca dakord ishte qe te behej me Liron. E pelqente si sulmues, se kur kishin luajtur para dy vjetesh, Liro i kishte treguar me skeme me bllok ne dore se si mund te bente 7 gola. Çuni i Kristaqit ishte ne panik. I mbetej te ngelej ne skuader me Luken, po ate cunat e mbanin gjithmone si lojtar kota-biskota. Mendoi te therriste ne skuader Tosin, edhe pse ishte zene me te, para dy vjetesh, se Tosi i kishte zene dashnore kushuriren, Mimoza Llasticen qe akoma i kishte buzet me gjalpe. Ishte ne hall te madh, se dhe Tomi shoku i tij i ngushte nuk vinte dot te luante, se prinderit e kishin kyçur ne shtepi. Tomi kishte shpifte per babain e Liros se ishte kulak, se kishte thene qe margarina qe shitej ne dyqan ishte e prishur etj. Ishte bere zhurme e madhe ne lagje, dhe per kete prinderit e kishin denuar te rrinte ne shpi. Teksa kokepalaret e lagjes sime po ziheshin, ne nje moment ja futen vrapit me te katra, per tu fshehur te cepat e pallatit. Drejt fushes po vinin dy police. Pioneri Erjon, spiuni i lagjes, u kishte treguar se: “çunat nje mbasdite kishin bere çiçin dhe kaken mbrapa Piramides, aty ku ishte Muzeu i xhaxhit Enver”.