Deputeti Z u zgjua nga nje makth i pazakonte.
Them i pazakonte sepse netet e tij te zakonshme karakterizohen nga nje gjume i plote dhe i paqte pas numerimit te 100 deleve te buta. Ne enderr i behej sikur dikush e nxiste te riformatonte gjithe pajisjet elektronike pasiqe dikush kishte zbuluar qe ne historikun e kerkimeve te tij ne Google rezultonte “vidjo me dele te trasha cullak”. Ne enderr Z-ja vraponte, ne realitet djersitej ne shtrat.
Teksa zhvishte kilotat dhe vishte kostumin e punes, gjithmone te madh te menget, Z-ja shqetesohej se cila mendje djallezore do ia bente ate mynxyre. Gjithashtu i jepte parehati pasiguria. Ditet e tij ishin normale dhe konsistonin ne ulje-ngritje, ngritje-uljen mekanike te kartonit. Pa dredha, pa ondulacione, pa majtas djathtas.
Lart. Dhe poshte.
Z-ja vraponte per ne pune (aq sa ecja pak me e shpejte se zakonisht mund te konsiderohet vrapim) dhe rimendonte riformatimin. Me kohe e ndjente veten ne zgjedhe mirepo vathi jepte siguri, stabilitet, mireqenie.
Nje zgjedhe e re? Dele te zgjedhura drejtperdrejt dhe jo nga bariu? Nje mendim i befte.
Z-ja shqetesohej, por edhe kete shqetesim do e zgjidhte dikush me me rendesi se Z-ja. Z-ja deshironte te konsiderohej gjithmone i rendesishem, po jo aq i rendesishem sa te mbante pergjegjesi.
Ne mendje si çekan i rrihte riformatimi. Riformatimi zgjedhor.